Lajme

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Këshilli i Prindërve të Kosovës kanë ftuar prindërit e rajonit të Mitrovicës në një takim bashkëbisedues me ministrin Hajrulla Çeku dhe kryetarin e Këshillit të Prindërve, Besnik Dragusha.

Takimi do të mbahet të hënën, më 9 nëntor, nga ora 17:30 deri në 19:00, në sallën e Rektoratit të Universitetit “Isa Boletini”.

Sipas njoftimit të ministrisë, takimi synon të krijojë hapësirë për diskutimin e mendimeve, shqetësimeve dhe propozimeve të prindërve lidhur me arsimin.

Të Ngjashme