01.10.2026 – 18:32
Alarm për mjet shpërthyes në Prishtinë, Policia konfirmon se nuk kishte eksploziv
Policia e Kosovës ka përfunduar trajtimin e informatës për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konfirmuar se nuk kishte mjet shpërthyes.
“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konfirmuar se nuk ka mjet shpërthyes”, ka konfirmuar Enis Pllana zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.
Ai tha se ndërkohë, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.
