Avokati Tomë Gashi ka reaguar lidhur me bllokadën institucionale në Kosovë, duke iu drejtuar deputetëve që nuk po marrin pjesë në seancën konstituive dhe nuk po mbështesin zgjedhjen e presidentit.
Gashi, duke cituar Nënë Terezën, tha se kjo nuk është thjesht bojkot i një seance, por “bllokim i qëllimshëm i funksionimit të shtetit”, ndërsa u kërkoi deputetëve t’u tregojnë qytetarëve pse e kërkuan votën e tyre nëse nuk duan të marrin përgjegjësi për institucionet.
Postimi i plotë:
Një këshillë nga e shenjta Nënë Terezë për ju që as në seancën konstituive të Kuvendit nuk doni të vini, e as President nuk doni të zgjidhni:
Ju nuk po e bojkotoni një seancë. Ju po e bllokoni qëllimisht funksionimin e shtetit dhe po e mbani Kosovën peng për interesa politike.
Nëse nuk doni të merrni përgjegjësi për Kuvendin, për Presidentin dhe për institucionet, atëherë tregojani hapur qytetarëve: pse e kërkuat votën e tyre?
Populli nuk ju votoi për ta bllokuar shtetin. Ju votoi për ta bërë shtetin të funksionojë.
