ShowBizzz

Postimi i artistes së famshme Zara Larsson bëhet viral-rikthen në vëmendje këngën “Bonbon” të Era Istrefit

Këngëtarja dhe tekstshkruesja e njohur suedeze, Zara Larsson, ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas një postimi të fundit në TikTok.

Ajo ka publikuar një set fotografik ku shfaqet me një xhaketë të shkurtër, stil i cili është krahasuar nga fansat me një nga paraqitjet ikonike të Era Istrefi në videoklipin e saj të njohur “Bonbon”.

Të lidhura

None found

Në të njëjtin postim, Zara ka shoqëruar materialin me një nga hitet e saj më të mëdha, i cili numëron rreth 982 milionë klikime në YouTube dhe është publikuar rreth një dekadë më parë.

Foto: Screenshot/TikTok

Ky detaj ka rikthyer në vëmendje suksesin e saj global në muzikë, duke e bërë këngën sërish virale në platforma të ndryshme.

Fansat kanë komentuar gjerësisht postimin, duke theksuar se Zara vazhdon të mbetet një nga artistet më me ndikim në skenën pop ndërkombëtare.

Postimi i saj ka marrë mijëra reagime dhe shpërndarje brenda pak orësh, duke u shndërruar në një nga temat më të komentuara në TikTok dhe rrjete të tjera sociale.

Era nga ana tjetër po vazhdon me suksese, duke sjellë një sërë projektesh të tjera.

Të Ngjashme