Më 13 korrik 2024, aktorja Shannen Doherty ndërroi jetë pas një odiseje me semundjen e kanderit, që zgjati gati 10 vjet. Edhe pse ajo ishte marrë me pasojat e diagnozës së saj për shumë vite dhe njoftoi në vitin 2023 se kanceri i saj kishte arritur në një fazë në të cilën ai konsiderohej terminal, vdekja e saj sërish i tronditi thellë fansat që e kishin ndjekur me besnikëri 53-vjeçaren, që kur karriera e saj nisi në vitet 1980.
Në 25 qershor, ajo postoi në Instagram një video nga podcasti i saj Let`s Be Clear. Aty, ajo fliste mbi trajtimin që priste të kimioterapisë, duke përcjellë shpresën se ai do të ishte i suksesshëm, sepse mjekët kishin vënë re ndryshime së fundi në strukturën molekulare të qelizave të saj kanceroze. Shannen shpjegonte aty se për të parën herë prej disa muajsh, ndihet me shpresë të ripërtërirë për shkak të këtij protokolli. “Të këput shpirtin fakti që trajtimi i saj nuk rezultoi me sukses”, shkruajnë ndjekësit, të cilët shprehen megjithatë se është një lloj ngushëllimi fakti që ajo ende udhëhiqej nga shpresa në ditët e saj të fundit.
bal