LifeStyle

Postimi – Kim Kardashian nuk fshihet më, publikon foton romantike me Lewis Hamilton

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton duket se po e çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel. Ylli i “The Kardashians” ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet verore, ku përkrah saj dhe fëmijëve shfaqet edhe kampioni i Formula 1.

Në postimin e publikuar në Instagram, Kim përfshiu një fotografi të afërt me Hamilton dhe vajzën e saj, Chicago. Të tre shfaqen të buzëqeshur mes një peizazhi me pisha, ndërsa piloti mbështet kokën pranë partneres së tij.

“Verë në liqen me njerëzit e mi të preferuar”, shkroi 45-vjeçarja krahas fotove dhe videove nga pushimet familjare.

Në album shfaqen gjithashtu katër fëmijët që Kim ka nga martesa me Kanye West: North, Saint, Chicago dhe Psalm. Pjesë e udhëtimit ishin edhe motra e saj, Khloé Kardashian, si dhe fëmijët e kësaj të fundit.

Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen ishte veshja e motrave Kardashian gjatë një loje pickleball. Kim dhe Khloé mbanin bluza me mbishkrimin “Hamilton Crew” dhe numrin 44, numri me të cilin Lewis Hamilton garon në Formula 1.

Publikimi u interpretua nga fansat si një shenjë se piloti tashmë është prezantuar zyrtarisht me fëmijët e Kim. Komentet pozitive nuk munguan, ndërsa ndjekësit e përgëzuan biznesmenen për lumturinë dhe momentet familjare.

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton, të cilët njihen prej vitesh, nisën të përfliteshin për një romancë në fillim të vitit 2026. Ata janë parë së bashku në disa raste, përfshirë Super Bowl-in, një udhëtim në Japoni dhe Çmimin e Madh të Monakos.

Edhe pse fillimisht u përpoqën ta mbanin raportin larg vëmendjes publike, shfaqjet e fundit dhe fotografia familjare duket se konfirmojnë se marrëdhënia mes tyre është bërë më serioze./Bordo

View this post on Instagram A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Të Ngjashme