LifeStyle

Postimi – ‘Në fund të ditës mbetet i imi’/ Selin reagon për vajzat që komplimentojnë Gimbon

Selin ka reaguar me sportivitet ndaj vëmendjes që partneri i saj, Gimbon, merr nga vajzat.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, një prej tyre i shkroi se Gimbon pëlqehet nga shumë vajza, duke shtuar me humor se shpresonte të mos ishte e vetmja që ia thoshte këtë.

Selin u shpreh se nuk shqetësohet aspak nga komplimentet që partneri i saj merr, duke e konsideruar madje një gjë pozitive.

“Nuk je e vetmja, nuk më pengon as bezdis asnjë kompliment që vjen nga vajzat për Gimbon”, u përgjigj ajo.

Më tej, Selin shtoi me humor se i pëlqen fakti që partneri i saj konsiderohet simpatik dhe tërheq vëmendjen e vajzave.

“Mendoj që është super kënaqësi kur partnerin e ke simpatik dhe e aspirojnë shumë vajza, por në fund të ditës mbetet i imi. Ahahaha”, shkroi Selin, duke e shoqëruar mesazhin me një zemër të bardhë.

Një reagim që tregon se Selin duket mjaft e sigurt në marrëdhënien e saj me Gimbon dhe nuk e sheh vëmendjen e jashtme si një arsye për xhelozi.

Image

Të Ngjashme