LifeStyle

Praktikojeni që sot, ndryshimi që i ndodh trupit nëse filloni të konsumoni dy banane çdo ditë

Ushqimi i shëndetshëm nuk është gjithmonë i shijshëm. Por kur bëhet fjalë për bananet, ky nuk është rasti.

Sipas “Bright Side”, ngrënia e dy bananeve në ditë mund të përmirësojë seriozisht shëndetin tuaj.

Bananet ulin presionin e lartë të gjakut, sepse përmbajnë rreth 420 mg kalium.

Bananet janë të pasura me fibra, gjë që ju largon dëshirën ëpr të grënë pas konsumimit të tyre.

Bananet gjithashtu përmbajnë një lloj niseshteje që zvogëlon oreksin dhe ju ndalon të shtoni peshë. Ul nivelin e sheqerit në gjak dhe rrit ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës. Nëse qelizat e trupit nuk janë të ndjeshme ndaj insulinës, ato nuk mund të thithin glukozë, dhe pankreasi fillon ta prodhojë atë në sasi më të mëdha. Nëse trupi grumbullon yndyrë, kjo varet nga insulina e pranishme.

Anemia shkakton zbehje, lodhje dhe marrje fryme. Kj vjen si rezultat i një reduktimi të qelizave të kuqe të gjakut dhe një niveli të ulët të hemoglobinës në gjak.

Bananet përmbajnë shumë hekur, i cili stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Bananet gjithashtu përmbajnë vitaminë B6, e cila rregullon nivelet e glukozës në gjak, duke ndihmuar njerëzit me anemi.

Bananet treten lehtë. Ndërkohë, amidoni rezistent që gjendet në banane nuk tretet dhe përfundon në zorrën e trashë, ku shërben si një medium ushqyes efektiv për bakteret e shëndetshme.

Bananet mund të hahen kur një person vuan nga gastriti dhe urthi, si dhe rikthejnë mineralet e humbura kur një person vuan nga diarreja.

Bananet ju përmirësojnë gjendjen shpirtërore. Ato përmbajnë triptofan, e cila i nevojitet trupit në mënyrë që të marrë serotoninën (“hormonin e lumturisë”).

Mesatarisht, çdo banane përmban rreth 27 mg magnez. Ky mineral është përgjegjës për prodhimin e një gjendjeje të mirë shpirtërore dhe për një gjumë të shëndetshëm.

Bananet janë të pasura me vitaminë B6. Mesatarisht, një banane përmban rreth 20% të nevojave tuaja ditore për vitaminë B6. Kjo e ndihmon trupin të prodhojë insulinë, hemoglobinë dhe aminoacide që janë të nevojshme për krijimin e qelizave të shëndetshme.

Megjithëse zakonisht mendojmë se portokallet dhe luleshtrydhet përmbajnë sasinë më të madhe të vitaminës C, bananet në të vërtetë përmbajnë 15% të normës sonë ditore të kësaj lënde të rëndësishme.

Kaliumi që gjendet në banane mbron muskujt nga ngërçet, ndërsa karbohidratet ju japin energji të mjaftueshme për të duruar një stërvitje të rëndë.