Lajme

Pranga 56-vjeçares në Tiranë, i zhvati 9 mijë euro shtetases për pasaportë bullgare

Policia ka arrestuar një 56-vjeçare në Tiranë këtë të martë pasi mashtroi për 8 mijë e 850 euro një shtetase.

Autoritetet njoftojnë se 56-vjeçarja me inicialet L.Gj baunese në Tiranë, mashtroi se do të ndihmonte një shtetase për plotësimin e dokumenteve të nevojshme në mënyrë që ta pajisë me pasaportë bullgare atë dhe fëmijët e saj.

Dyshohet se L.Gj i ka zhvatur 50-vjeçares një shumë prej 8 mijë e 850 euro duke e mashtruar se do t’i kryente dokumentet dhe pajisjen me pasaportë bullgare. Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Tiranë

Përvetësoi 8850 euro nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 56-vjeçarja.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin ndaluan shtetasen L. Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 8850 euro, me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 50-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.