Lajme

Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut

Klodian Braho, i cili kërkoi 6 muaj më parë masën e arrestit me burg për ish zv/kryeministren për shkelje të barazisë në tendera, po mban zvarrë një tjetër kërkesë për korrupsion dhe pastrim parash.

Hezitimi i kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, për të dërguar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas rëndimit të akuzave për të, ka ngritur një varg dyshimesh. I njëjti, që në dhjetor të vitit të kaluar, mbrojti bashkë me prokurorin e çështjes Dritan Prençi, nevojën për arrestimin e Ballukut për shkak të rëndimit të veprës penale (veç tunelit të Llogarasë, u ngritën akuza edhe për 11 tenderime të Unazës së Madhe të Tiranës), pra vetë kreu aktual i SPAK, tashmë kur për ish numrin dy të qeverisë janë shtuar edhe akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, nuk ka ndërmend të veprojë.

Shefi i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, deklaroi sot përpara gazetarëve se ka indicie se SPAK po e zvarrit kërkesën për imunitetin e Ballukut pasi mund të ketë ndërhyrje nga kryeministri Rama. “A ka ndërhyrë Edi Rama tek drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme për të shtyrë, të paktën deri në shtator, zbatimin e ligjit dhe të të njëjtit standard në çështjen Balluku?”, ishte një nga pyetjet për të cilat Bardhi tha se kreu i SPAK ka detyrimin t’u përgjigjet shqiptarëve.

Dyshimet për mënyrën se si po vepron SPAK me dosjen Balluku 2, janë shtuar bashkë me zërat se kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, gjendet shpesh në të njëjtën valë interesash me kryeministrin Rama. Zbehja e autoritetit të prokurorisë së posaçme pas sulmeve nga ana e mazhorancës, lënia pa mbrojtje e prokurorëve të veçantë që sulmohen nga mediat e qeverisë dhe mbi të gjitha shuarja graduale e disa skandaleve që lidhen direkt me kryeministrin, kanë shënjuar atë që mund të quhet tashmë si epoka e squlljes përfundimtare të “heronjëve të fëmijëve tanë”. Klodian Braho, prokurori që la jashtë akuzës Erion Velinë në aferën skandaloze 5D, duhet patjetër të japë një shpjegim se përse institucioni që ai drejton nuk i drejtohet Kuvendit me një kërkesë të re për imunitetin e Ballukut, ndërkohë që akuzat kundër saj janë rënduar.

See also  Protestuesi i bën thirrje SPAK: Jemi me ju, por veproni para se populli t’ju rrethojë! Nuk do dilni nga zyrat pa lëshuar urdhër-arrestet politikanëve të korruptuarMungesa e një shpjegimi publik përforcon versionin se Braho preferon të mos rëndojë pozitat e Edi Ramës, ndërkohë që dhjetra mijëra njerëz protestojnë kundër regjimit të tij. Duke bërë politikë dhe jo drejtësi, kjo zvarritje e SPAK i jep oksigjen autokratit të Tiranës me shpresën se vala e protestave do të bjerë dhe çështja Balluku t’i mbetet sesionit të ardhshëm parlamentar. Një debat për imunitetin e Ballukut në këto ditë tensioni dhe ankthi për Edi Ramën, do të shtonte presionin e publikut dhe ndërkombëtarëve mbi mazhorancën socialiste. Por nëse ky është halli i kryeministrit, përse duhet të jetë edhe halli i SPAK?

Akti ndaj ish zv/kryeministres nuk ka të bëjë thjesht me çështjen e një apo disa vilave të përfituara nga korrupsioni. Ai i hap rrugë hedhjes dritë mbi një sistem të kalbur nga korrupsioni dhe krimi, kundër të cilit njerëzit janë sot në rrugë. Afera Balluku ngërthen gjithë modelin mafioz të kapjes së shtetit dhe kontrollit mbi qytetarët nëpërmjet tenderave të trukuar, përdorimit të krimit të organizuar, korruptimit të biznesmenëve dhe drejtuesve të mediave, si dhe, krimit zgjedhor që kulmoi në qarkun e Fierit një vit më parë.
Në hetimet e SPAK nuk është vetëm një vilë në Dhërmi, por janë miliona euro që shkojnë për familjarë e njerëz të rrethit të ngushtë. Janë udhtëime luksi e erosi në Dubai e gjetkë. Janë përgjime që dëshmojnë si paguhen mercenarët mediatikë dhe si përdoren bosët e krimit për vota, që më pas shpërblehen me tendera dhe toka. Ky është rasti tipik për të cilin SPAK dhe Klodian Braho kanë detyrimin e madh moral ndaj shqiptarëve dhe të ardhmes së vendit, për t’i shkuar deri në fund si shembulli më flagrant i marrjes peng të Shqipërisë nga një grusht banditësh.

See also  Zbardhen prapaskenat e takimit të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë për GroenlandënÇështja Balluku duhet trajtuar jo si rasti i një individi që devijoi nga sistemi, por si vetë sistemi mafioz që, në një dekadë ka prodhuar aq krim e korrupsion në nivelet më të larta, sa goditja totale ndaj tij mbetet e vetmja mundësi për të rikthyer shpresën. Prandaj afera Balluku përbën një një vijë ndarëse për Klodian Brahon dhe SPAK: ose zvarriten përfundimisht me fatin e autokratit, ose shënjojnë fillimin e një republike të re/Lapsi.al

Të Ngjashme