Lajme

Prej 10 vitesh “single”, Zhaklin Lekatari gjen dashurinë e jetës

Zhaklin Lekatari ka pranuar se ka gjetur dashurinë e jetës. Ish-opiniomnistja e “Big Brother Vip” është shprehur në “Pushime on Top” se tashmë pas 10 vitesh është në një lidhje dashurie, e cila sipas saj deri tani shkon mjaft mirë.

E pyetur në lidhje me planet për dasmë apo një fëmijë, Zhaku tha se nuk bën plane të mëdha dhe se tani ndihet e lumtur.

Pjesë nga biseda:

Zhaklin Lekatari: Këtë periudhë po shijoj verën dhe pushimet, detin, diellin…

Eni Shehu: Bashkë me një person të veçantë, apo jo?

Zhaklin Lekatari: “Po…

Eni Shehu: Ti ke thënë më herët se ke qëndruar 10 vite pa krijuar një lidhje, a ishte ky person që të bëri të ndryshoje mendim?

Zhaklin Lekatari: Po, është e vërtetë, nuk kam pasur një lidhje prej 10 vitesh. Kjo sepse gjithmonë kam dashur të kem në krah një person që më mbështet dhe jo të më kufizojë; dikë që ma bën jetën të lumtur, jo të ma vështirësojë. Po, të gjitha këto i kam gjetur tek ky person.

Lei Kraja: Po plane për fejesë, dasmë…?

Zhaklin Lekatari: Jo, jo.

Lei Kraja: As për një beb?

Zhaklin Lekatari: Unë nuk jam nga ato që bëj plane të mëdha. Për momentin jam e lumtur dhe gjërat janë mirë.