“Dy gisht mjaltë 2” po bën namin kudo. Filmi vazhdon të thyejë rekord në shitjen e biletave. Kjo ishte fundjava e dytë që “Dy gisht mjaltë 2” shfaqet në kinema dhe njësoj si fundjava e parë vazhdon të shesë nga 3 mijë bileta në ditë.
“Sërish mbi 3000 bileta vetëm sot!”, ka njoftuar Cineplexx.
Ky fluks i jashtëzakonshëm vetëm në Cineplexx QTU & TEG, pa përfshirë kinema Millenium, kinema Rozafën në Elbasan, kinematë në Kosovë e Maqedoni e kinematë në shtetet e tjera ku po jepet filmi.
“Dy gisht mjaltë 2” vjen me skenar të Klaudia Brahimaj dhe Ermal Mamaqi, i cili rikthehet edhe si producent, regjisor dhe protagonist i veprës.