Lajme

Prej disa orësh të bllokuar në Bjeshkët e Valbonës, shpëtohen tre turistët nga Kosova

Policia e Tropojës në bashkëpunim me Emercengjat Civile të Kosovës kanë bërë të mbundur gjetjen dhe shpëtimin e tre turistëve që kishin mbetur të bllokuar nga dëbora në bjeshkët e Doberdolit.

Një nga turistët kishte mbetur i bllokuar në një terren të thepisur me dëborë, ndërsa dy turistët e tjerë kishin mundur të dilnin në zonën e Kosovës.

Emergjencat Civile të Kosovës u njoftuan ditën e sotme rreth orës 11:00 për bllokimin e turistëve kosovarë. Ata më pas kanë njoftuar autoritet e Tropojës se 3 tursistët nga Kosova, duke eksploruar aplet e Valbonës, me motorë bore kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

Njoftimi i plotë:

Kishte mbetur i bllokuar, në një terren tejet të thepisur dhe me dëborë, në bjeshkët e Doberdolit, Policia e Tropojës, në bashkëpunim me Emercengjat Civile të Kosovës, i japin ndihmë turistit.

Rreth orës 11:00, Emergjencat Civile të Kosovës kanë njoftuar se 3 tursistë nga Kosova, duke eksploruar aplet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, kanë organizuar punën dhe kanë nisur kërkimet, me qëllim lokalizimin e turistëve.

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, ndërsa 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës. 

Turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të Kosovës, për ofrimin e menjëhershëm të ndihmës.

Turistet e bllokuar ne bjeshkët e Doberdolit, Tropoje

 

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo