LifeStyle

Prek 1 në 8 gra, mjekja personale e Angelina Jolie ndan këto këshilla të rëndësishme rreth kancerit të gjirit

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit dhe depistimit të hershëm të kancerit të gjirit, kirurgia Kristi Funk, themeluesja e Qendrës së gjirit “Pink Lotus”, e njohur gjithashtu si mjekja personale e Angelina Jolie, ka shpërndarë disa këshilla të rëndësishme mbi dietën dhe mënyrën e jetesës për të parandaluar kancerin e gjirit. Në fjalën e saj, doktoresha Funk sqaron para së gjithash se sipas një studimi të fundit mamografia 3-D është 34% më shumë efikase në zbulimin e kancerit të gjirit krahasuar me atë 2-D. Kanceri fshihet gjithmonë nga indet e dendura të gjirit, ndaj mamografia 3-D ndihmon doktorët për të siguruar një pamje më të qartë se çfarë po ndodh.

Një nga idetë e gabuara më të zakonshme në lidhje me kancerin e gjirit është trashëgimia. Nëse do të pyesni pacientët me kancer gjiri nëse një afërm i tyre ka vuajtur nga e njëjta sëmundje, 85% do të thoshin jo. Thuhet se vetëm 5-10 e grave me kancer gjiri kanë mutacione gjenetike të trashëguara. Kjo ide e gabuar ka bërë që njerëzit të mos e kuptojnë se e kanë më shumë nën kontroll rrezikun për zhvillimin e kancerit. Lidhur me regjimin ushqimor, ajo jep shprehet:

1.Konsumoni çdo ditë perime të familjes së lakrës: Këtu përfshihet lulelakra, brokoli, kale dhe lakra që janë të gjitha të jashtëzakonshme për shëndetin e gjirit.

2.Konsumoni fruta pylli të pasura në antioksidantë: Luleshtrydhet, boronicat, manaferrat janë të gjitha të pasura në antioksidantë dhe lëndë ushqyese. Këto fruta pylli luftojnë radikalet dhe parandalojnë shumimin e qelizave kancerogjene.

3.Përdoreni më shumë shafranin e Indisë: Shafrani i Indisë është një “super-ushqim” për shëndetin e gjirit. Mjekja Funk rekomandon që ta shtoni atë në lëngje të ndryshme.

4.Konsumoni më shumë nga një Gooseberry: Ky frut, që shitet së shumti si “pluhuri AMLA”, ka përmbajtjen më të lartë të antioksiduesve.

5.Hani kërpudha: Kërpudhat janë gjithashtu një burim i mirë i lëndëve ushqyese kur bëhet fjalë për parandalimin e kancerit.

6. Konsumoni më shumë produkte të sojës: Për vite me radhë, mjekët, përfshirë edhe Funk, u kanë kërkuar pacienteve me kancer gjiri të shmangnin sojën. Por  që nga viti 2009, studimet e reja kanë treguar përfitimet mbresëlënëse të produkteve të sojës, përfshirë tofun, qumështin e sojës etj në parandalimin e kancerit të gjirit.