Një veprim tejet emocionues të futbollistëve të një skuadre suedeze ka prekur miliona shikues. Pasi shoku i tyre i skuadrës u diagnostikua me kancer, në shenjë solidarizimi i gjithë ekipi vendosi të rruajë kokën.
Skuadra suedeze e kategorisë së gjashtë Kalmar AIK publikoi videon emocionuese në të cilën të gjithë lojtarët rruajtën kokën për të treguar mbështetjen për kapitenin e tyre Markus Herman, të prekur nga kanceri. Herman nuk mundi dot të mbajë lotët sapo hyri dhomën e zhveshjes dhe pa shokët e skuadrës të qethur zero.
Më parë, Kalmar AIK kishte nisur edhe një fushatë për mbledhjen e fondeve për Markus Herman në rrjetet sociale. Ata shkruan: “Ne jemi Klubi i Futbollit Kalmar AIK dhe qëndrojmë pranë kapitenit dhe shokut tonë më të mirë Markus, i cili u diagnostikua me kancer shumë të rëndë këtë verë”.
bal