Lajme

Preku gjithë shqiptarët, zysh INA KASIMATI mbyll sytë përgjithmonë, kush ishte gruaja luftarake që s’u dorëzua asnjëherë

Ina Kasimati, mësuesja kurajoze që bëri bashkë gjithë shqiptarët për ta sjellë në Shqipëri me një avion spitalor nga Franca ku vazhdonte trajtimin, mbylli sytë përgjithmonë këtë të shtunë, më 23 mars, rreth orës 14.00. Lajmi mori menjëherë dhenë për shkak të dashurisë së pakufishme që treguan shqiptarët për të. Ina Kasimati, vitet e fundit u diagnostikua me kancer.

Dikur kishte menduar se e kishte kaluar dhe vazhdoi të punonte fort me shoqërinë civile, por sëmundja iu kthye me agresivitet në vitin 2022. Mësuesja e biologjisë, edhe pse ishte diagnostikuar me kancer, nuk e la punën e saj me nxënësit, por edhe punën vullnetare gjatë kohës që merrte trajtim.

Nëna e dy fëmijëve, më i vogli 11 vjeç bëri bashkë të gjithë shqiptarët kur po vetë, nëpërmjet një apeli në rrjetet sociale, kërkoi mbledhjen e fondeve që të merrte një avion spitalor për ta sjellë në Shqipëri, në Vlorë ku të kalonte ditët e fundit të jetës së saj. E pasi gjithë ky proces ndodhi, vetë Ina Kasimati, shkroi një letër publike për të gjithë ata që e mbështetën.

Fondet që u mblodhën për mësuese Kasimatin, përvec transportit spitalor, u vendos ti liheshin c’kishin mbetur familjes së saj dhe rritjes së fëmijëve. Në shkurt 2024 u kthye në vend, për të mbyllur sytë një muaj më vonë në Shqipëri.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo