“Ju përshëndes me këngën time të re “Shqiptare”. Shpresoj të ju pëlqejë, me shumë respekt për ju, Prendo Rrasi.” –
Ky është statusi që këngëtari Prendo ka postuar në Facebook-in e tij ndërsa ka ndarë projektin e tij muzikor të ri.
Ne u interesuam për ta dëgjuar këngën pasi vjen me një audiovideo dhe ka plot ritëm e i këndohet një vajze të bukur shqiptare. Kënga mban titullin “Shqiptare” dhe muzikën e ka bërë vetë artisti Prendo me B. Loan, tekstin e ka shkruar Prendo dhe orkestrimin B. Loan.
Kënga është mjaft ritmike; artisti me origjinë nga Kosova, por që jeton në Zvicër, sapo e ka lëshuar në treg për t’i dhënë fillimin verës.
Ne ju ftojmë ta dëgjoni në linkun më poshtë, ku mund ta këndoni dhe të kërceni me të. BS”