Lajme

Prenkaj për deklaratën e Hoxhës: Mesazhi për Kosovën u dha me bekimin e aleatëve të NATO-s

Diplomati Albert Prenkaj vlerëson se qëndrimi i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë për Kosovën nuk mund të jetë i pakoordinuar me aleatët e NATO-s dhe përçon një mesazh të qartë ndaj akseve antiatlantike.

Diplomati Albert Prenkaj ka komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili gjatë vizitës në Prishtinë tha se “kush e prek Kosovën, e prek edhe Shqipërinë”.

Sipas Prenkajt, një mesazh i tillë vështirë se mund të jetë i pakoordinuar me aleatët ndërkombëtarë, përfshirë vendet anëtare të NATO-s.

“Është një mesazh i qartë, i cili u përcillet vendeve të aksit antiatlantik, që shkon nga Beogradi deri në Moskë e më tej”, deklaroi Prenkaj.

Ai theksoi se bëhet fjalë për një qëndrim të qartë të shtetit shqiptar, jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe në atë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Të Ngjashme