Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Blendi Gonxhes si ministër për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin. Dekreti është firmosur këtë të premte, 12 Janar dhe pritet që emërimi i Gonxhes të kalojë dhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndërkohë, presidenti Bajram Begaj ka firmosur dhe shkarkimin nga detyra të ministres së Kulturës, Elva Margariti dhe Ervin Mete, me këtë të fundit që tashmë do drejtojë vetëm Ministrinë e Financave, shkruan newsbomb.al.
Krijimi i ministrisë së re për Blendi Gonxhen, merr një sektor nga ajo e Metes, përkatësisht Ekonominë dhe shkrinë plotësisht atë të Kulturës që drejtohej nga Elva Margariti. Kjo e fundit tashmë mbetet jashtë kabinetit qeveritar.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo