Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar për situatën e zjarreve në Evropë, duke përmendur edhe Shqipërinë në mesin e vendeve që po përballen me vatra zjarri.
Në një postim në rrjetin social X, ajo bëri të ditur se BE-ja po monitoron situatën dhe se sistemi satelitor Copernicus po mbështet operacionet e hartëzimit.
“Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive. Presioni po rritet në 🇧🇪 Belgjikë, 🇦🇱 Shqipëri, 🇷🇸 Serbi, 🇲🇪 Mal të Zi dhe 🇧🇦 Bosnje-Hercegovinë. Sistemi ynë satelitor Copernicus tashmë po mbështet operacionet e hartëzimit në 🇪🇸 Spanjë, 🇦🇱 Shqipëri, 🇬🇷 Greqi, 🇫🇷 Francë, 🇩🇪 Gjermani dhe 🇷🇸 Serbi. Përmes Qendrës së Emergjencave, Evropa po monitoron nga afër zjarret në të gjithë kontinentin. Dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile është në dispozicion sa herë që një vend kërkon solidaritetin dhe ndihmën e Evropës”, shkruan Ursula von der Leyen.
