Lajme

Presidentja Osmani dhe admirali Munsch flasin në telefon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka biseduar përmes telefonit me admiralin Stuart B. Munsch.

Ndonëse kanë pasur për të realizuar takim, kjo ka qenë e pamundur pasi që Osmanit iu është paraqitur virusi sezonal.

Kështu tha për teve1.info këshilltari i presidentes për media, Bekim Kupina.

Kupina shtoi se Osmani ka biseduar në telefon me admiralin Munsch dhe janë dakorduar të takohen në udhëtimet e radhës.

“Takimi në mes të Presidentes Osmani dhe Admiralit Munsch ka qenë i konfirmuar për sot në orën 15:00, por nuk do të mund të realizohet sot për shkak se Presidentja e kishte të pamundur të dalë në zyrë shkaku i një virusi sezonal. Presidentja ka biseduar me Admiralin Munch nëpërmjet telefonit dhe do të takohet me të së shpejti në njërin nga udhëtimet e radhës”, tha ai./teve1.info/