Lajme

Presidentja Osmani: Më shumë se kurrë duhet uniteti për çështjet e interesit kombëtar

Në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK, Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne në nderim të legjendarit Adem Jashari dhe familjes së tij.  Kryeministri Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit Konjufca dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kanë mbajtur fjalën e tyre.

Presidentja Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj ka thënë se Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe si shtet.

“Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe si shtet, ajo ishte epope e dinjitetit, krenarisë dhe lirisë sonë, në të cilën me këmbëngulje dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme u dëshmua se liria nuk ka çmim të cilin nuk jemi të gatshëm ta paguajmë”, – ka deklaruar Osmani.

Ajo ka thënë se sot shteti i Kosovës qëndron mbi supet e heronjve tanë.

“Sa herë vjen mars kujtimet tona natyrshëm rikthejnë në vëmendje periudhën më të lavdishme të historisë tonë që lidhet me përpjekjet tona për liri dhe shtet. Marsi është muaji i skalitur në analet e luftës së kombit tonë për liri, një muaj kur shpirti i paepur i Adem Jasharit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dha hov luftës kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit”, është shprehur Osmani.

Gjithashtu theksoi se Kosovës tani më shumë se kurrë i duhet uniteti për çështje të interesit kombëtar.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo