Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila njëherësh ushtron edhe detyrën e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka njoftuar se emërimi është bërë me vendim të Presidentes Shiroka-Pula.
Ai ka shprehur mirënjohje për besimin e dhënë, duke theksuar se këtë detyrë do ta ushtrojë me përkushtim të plotë ndaj përgjegjësive institucionale dhe interesave të sigurisë së vendit.
Postim i plotë:
Me vendim të Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë së saj, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, njëherësh Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, jam emëruar Këshilltar Ushtarak i saj.
Jam thellësisht i nderuar për besimin e dhënë për të vazhduar me përkushtim të plotë ndaj detyrës, Kushtetutës, si dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.
