Sara Gjordeni dhe Bardhi pak javë më parë ata zbuluan se do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. E po ashtu Bardhi vendosi që t’i propozonte Sarës në emisionin “Cherry on Top”, ku u ul në gjunjë dhe Sara tha “PO”.
Tani ata kanë nisur bashkëjetesën teksa presin të bëhen prindër.
Sot Sara ka ndarë në Instagram një video ku shihet tek ka bërë një ekografi. Krah videos ka ndarë një shkrim emocionues, për bebin që do të vijë në jetë.
Postimi i plotë i Sarës:
“Po si ta falenderoje Zotin mami qe erdhe ti o drite? Si munde te vish te me japesh fryme kur bota po ma merrte?
Si munde qe ne vend qe e liga e mllefi te rritej brenda meje nga gjithcka po ndodhte, Zoti te solli ty dhe me tha Stop ; rrit te miren brenda teje!
Si ta falenderoje mami Zotin qe per kaq dite ja plotesoi lutjet? Une e di o fryme qe ti je shenja me e madhe qe me ka ardhur ndonjehere nga qielli se asnje e keqe nuk e thyen njeriun e mire.
Je shenja me e madhe e drites, e shpreses, e forces, e pathyeshmerise sime! Je arsyeja pse mami cdo mengjes i qesh babit se akoma nuk e besojme sesi je mes nesh …
Mami te eshte borxhlie gjithe jeten per forcen qe i dhe! Asgje qe do te te jap ne kembim sdo e shlyeje kurre”.