ShowBizzz

Prime-i i djeshëm fut në sherr Heidin dhe Romeon? Aktori: Vë duart në zjarr që…

Në prime-in e djeshëm u diskutua fakti që Romeo dhe Heidi nuk e shfrytëzuan suitën që Vëllai i Madh i bëri dhuratë çiftit dje.

Romeo u akuzua se atij i interesonte më shumë loja se sa qëndrimi në intimitet me Heidin.

Kjo pasi ai shpenzoi shumë kohë duke debatuar në oborr me banorët që natën e parë të suitës teksa Heidi e priste në jacuzzi.

Pas spektaklit mbrëmë diskutimet mes çiftit vijuan, me Romeon që përpiqej të bindte Heidin që nuk kishte qëndruar më shumë se 30 min duke debatuar me Julin.

“Ti vërtetë beson se unë kam ndejtur 2 orë duke debatuar me Julin në oborr? Vërtet e beson këtë? Maksimumi 30 minuta, 2 cigare kam pirë, për sa pihen 2 cigare? 4 batuta u bënë,” i thotë Romeo.

Heidi: Romeo dëgjo unë të besoj ty

Romeo: Nuk ka shance, unë 16 minuta kam qenë në dhomë të rrëfimit, vë dorën në zjarr për këtë, unë e djeg dorën



lokimagazine