Princi Harry do të kthehet për një vizitë në Britani pas lajmit se mbreti Charles III është diagnositikuar me kancer.
Sipas një burimi të afërt të oborrit mbretëror, Princ Harry do të udhëtojë në Britani për ta parë atë në ditët në vijim.
Princ Harry dhe Megan Markle i aknë kaluar vitet e fundit në SHBA me familjen e tij, pasi është distancuar nga familja mbretërore.
Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III,zbuloi se ishte me kancer gjatë trajtimit që mori në spital pas zmadhimit të prostatës. Megjithatë, pallati nuk ka konfirmuar se çfarë lloj kanceri ka monarku 75-vjeçar. Sipas deklaratës së bërë nga Pallati Mbretëror, Mbreti ka nisur trajtimin mjekësor.
Po ashtu, siç thuhet në njoftim, se Charles mbetet optimist për trajtimin e sëmundjes së tij dhe mezi pret që t’u kthehet detyrave të tij sa më shpejt që të jetë e mundur.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb