Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë qenë në vëmendje të mediave gjatë ditëve të fundit për shkak të sherrit të bujshëm mes tyre dhe divorcit.
Mirëpo sot Princi feston ditëlindjen dhe ka vendosur t’i lë pas sherret duke festuar ditën speciale me njerëzit e afërt.
Leka ka postuar një video ku shfaqet me të bijën teksa fryjnë qirinjtë e tortës dhe shkruan: “I bekuar me dashurinë dhe harenë e shpirtit të saj në ditëlindjen time”.