ShowBizzz

Princesha e Uellsit i nënshtrohet operacionit

Princesha e Uellsit i është nënshtruar një operacioni abdominal në një spital privat në Londër dhe do të qëndrojë në spital deri në dy javë, sipas një njoftimi të Kensington Palace.

“Lartësia e saj Mbretërore Princesha e Uellsit u shtrua në klinikën e Londrës ditën e djeshme për një operacion të planifikuar abdominal”, thuhet në deklaratë.

Operacioni të martën ishte i suksesshëm.

Pallati tha se princesha dëshiron të kërkojë falje për shtyrjen e angazhimeve.

“Bazuar në këshillat aktuale mjekësore, ajo nuk ka gjasa të kthehet në detyrat publike deri pas Pashkëve”, thuhet në një deklaratë. /abcnews