Duka i Sussex takoi babanë e tij Mbretin Karl për 45 minuta pasi mbërriti në shtëpi. Harry, megjithatë, nuk e kaloi natën në asnjë rezidencë mbretërore, pasi u dëbua nga Frogmore Cottage vitin e kaluar.
Sipas mediave britanike, ai ka qëndruar në një hotel luksoz.
Harry nuk pritet të qëndrojë gjatë në Londër dhe do të kthehet në shtëpi në Montecito, Kaliforni, ku e presin gruaja e tij Meghan Markle dhe dy fëmijët, Archie, katër vjeç dhe Lilybet, dy vjeç.
Princi Harry pati takimin e tij të parë me Mbretin Karl që nga viti 2022 dje dhe sipas redaktorit mbretëror të Sun, Matt Wilkinson, ky ribashkim baba-bir “zgjati më pak se 45 minuta”.
Është hera e parë që Harry e sheh babanë e tij që nga kurorëzimi i tij nëntë muaj më parë. Mbreti dhe mbretëresha u panë duke përshëndetur turmat teksa largoheshin nga rezidenca e tyre zyrtare.
Monarku 75-vjeçar u çua në një Bentley me Mbretëreshën Camilla nga Clarence House në Buckingham Palace.
Buckingham Palace tha se kanceri u zbulua gjatë trajtimit të tij të fundit për një prostatë të zmadhuar.
Marrëdhënia e mbretit me djalin e tij më të vogël është tensionuar seriozisht që nga vendimi i Harry-t për t’u larguar nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe shprehu ankesa të ndryshme kundër familjes mbretërore në një seri intervistash.
/abcnews.al