ShowBizzz

Princi Harry zbulon arsyen e vërtetë që u nda me Chelsy Davy

Beteja ligjore e familjes mbretërore, veçanërisht e Princit Harry kundër Mirror vazhdon. Sipas asaj që pretendon Pallati, gazeta tabloid britanik ka realizuar disa raporte zbuluese ndër vite për jetën personale të Princit Harry dhe William.

Në dëshminë e tij në ditën e dytë të gjyqit të profilit të lartë, Princi Harry pretendoi se raportet shpifëse të Mirror ishin arsyeja që marrëdhënia e tij me Chelsy Davy kaloi nëpër kriza të mëdha derisa kaloi në një fund përfundimtar.

Duka 38-vjeçar i Sussex-it e ka quajtur shtypin britanik si “faktorin kryesor” në ndarjen e tij nga biznesmenja e lindur në Zimbabve, sipas deklaratave me shkrim të depozituara të martën në Gjykatën e Lartë të Londrës. Çifti u takua në fillim të vitit 2004, sipas Harry, dhe ishin bashkë deri në mesin e vitit 2010.

“Marrëdhënia jonë ishte në distancë për shumicën e kohës që ishim bashkë, me Chelsy dhe shpesh jetonim në vende të ndryshme, kështu që ne mbështeteshim shumë në komunikimin telefonik,” tha Harry në një deklaratë me shkrim të marrë nga New York Times.

“Ne flisnim, natyrisht, për të gjitha llojet e gjërave personale, duke përfshirë të gjitha aspektet e marrëdhënies sonë, dhe kjo ishte shpesh në postën zanore. Si mikesha ime, i besova Chelsy-t informacionin më personal dhe anasjelltas. Në një moment, ajo kishte gjetur një pajisje gjurmuese në makinën e saj, e cila e trembi shumë atë”, shtoi ai.

Duka i Sussex foli disa herë për publikime “tepër të dyshimta” me detaje personale që e larguan atë nga mjedisi i tij, dhe për pakujdesi të vazhdueshme, të cilat krijuan një krizë në marrëdhëniet mes tyre dhe sollën në plan të parë ndarjen e tij përfundimtare me Chelsy duke qenë në gjendje të mos përballojë presionin që ndjeu./abcnews.al