Mediat kanë raportuar me shpejtësi mesditën e kësaj të mërkure se Princ Leka Zogu është dhunuar nga vjehrri i tij Gjergj Zaharia, me vajzën e të cilit është në proces divorci. Ai kishte shkuar të takonte vajzën 3 vjeçare në oborrin mbretëror, kur vjehrri e ka qëlluar.
Ndërkohë, Policia e Tiranës ka dalë me deklaratë zyrtare dhe saktëson se Princ Leka Zogu është paraqitur dje në Komisariatin Nr.1 dhe ka kallëzuar dhe gruaja e tij, Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Nga ana e oficerëve i është marrë deklarim dhe aktores Elia Zaharia, e cila gjithashtu ka pretenduar se është dhunuar nga bashkëshorti i saj me të cilin është drejt ndarjes në gjykatë, Princ Leka.
Ndodhur në këto kushte, Policia e Tiranë ka plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme për të dy bashkëshortët dhe materialet procedurale ia ka kaluar Prokurorisë pranë së Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Princi është shprehur se ka shkuar të takojë vajzën e tij dhe se për këtë ka pasur një marrëveshje mes tij dhe ish-bashkëshortes Elia Zaharia. Princi tregon se kur ka takuar vajzën është përballur me babain e Elias, i cili ka nisur ta shajë dhe ofendojë në sy të vajzës 3-vjeçare.
Ish-vjehrri në debat e sipër ka nisur të godasë, i ka grisur xhupin, ndërsa më pas ka marrë edhe një send të fortë (statujë druri) dhe ka qëlluar Lekën.
“Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën “Murat Toptani”rezidenca familjes mbreterore Nr.6, Tirane për të takuar vajzën time te moshes 3 vjeçari, pasi me ish bashkeshorten shtetasen Elia Zogu jemi ne proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefi i administrates se Oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap qe ishte boshatisur ne kundershtim me marveshjen.
Me pas une i kam kerkuar Syles qe te me shoqeronte deri tek vajza ime per ta takuar per te cilen me nje marrëveshje per zgjidhje martese kemi rene dakort me ish bashkeshorten. Une jam ngjitur siper se bashku me Sylen edhe kam gjetur vajzen time te vogel Geraldina Zogu e moshes 3 vjec e cila ka qene ne shoqerine e gjyshit te saj babit te ish bashkeshortes shtetasit Gjergj Zaharia.
Në këtë momente une kam perqafuar vajzen time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjale fyese e kërcënuese ne drejtimin tim duke me thene ti duhet te nderosh rrugen kur te me shikosh mua
Reagimi im para kesaj sitúate ka qene duke ju drejtuar Gjergjit qe te mos me ofendoj e kercenoj sidomos ne prani te vajzes edhe i kam kerkuar qe ai te largohet nga dhoma ku une po qendroja me vajzen.
Ne keto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia me eshte afruar duke me shtyre e goditur me shkelma tek kembet e mia. Reagimi im ka qene vetem mbrojtes por Gjergji ka vazhduar duke me goditur edhe me ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe nje sende te forte (statujë druri) me të cilin më ka goditur”, është shprehur në polici Princ Leka.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo