Robert Berisha dhe Nora Istrefi, edhe pse kanë vite të ndarë, duket se vazhdojnë i ruajnë raportet me njëri-tjetrin, falë edhe faktit që janë prindër të një vajze, Rene.
E në fakt, duket se marrëdhëniet e artistëve janë të mira, pavarësisht gjithckaje.
I ftuar në “Kurthin e Piter Pan” mbrëmjen e djeshme, Roberti është pyetur pikërish për ish-bashkëshorten, më saktësisht:” Po ti e ke shoqe akoma Norën?”
Për t’ju përgjigjur fëmijëve, ai tha: “Po e kam shoqe dhe gjithmonë do e kem shoqe”, ndërsa po ashtu rrëfeu edhe se sa shumë i ngjan Rene Norës, duke marrë cilësitë më të mira të saj:
“Renee i ka ngjarë Norës për qetësinë e saj, është tip i qetë dhe i butë. Shumë e veçantë.”
Kujtojmë se gati 1 vit më parë Roberti dhe Nora u përfolën për një ribashkim të mundshëm, pas një interviste të këngëtares, që e la hapur mundësinë e rikthimit me ish-partnerin, megjithatë deri më tani rezulton që ata mbeten miq të mirë dhe asgjë më shumë.