Dërgimi i fëmijës në inkubator menjëherë pas lindjes mund të thyejë zemrën e çdo prindi. Ndërsa e dini qëinkubatori është vendi më i mirë e i sigurt për fëmijët që kanë ende nevojë të zhvillohen, rrethuar nga mjekë dhe infermierë që bëjnë gjithçka munden për t’i ndihmuar, ju gjithashtu vetëm dëshironi që të mund ta merrni fëmijën në shtëpi. Mund të jetë një pozicion vërtet i vështirë për çdo prind të ri, përfshirë Danielle Fishel, nëna e një djali e cila pak ditë më parë foli me ndershmëri për udhëtimin e papritur në inkubator të djalit të saj.
Fishel mbajti një fjalim për qëndrimin e djalit të saj Adler në inkubator në një event të spitalit në fjalë. Adler lindi verën e kaluar, katër javë para datës së caktuar të Fishel, me lëngje në mushkëri dhe kaloi kohë në dy inkubatorë të veçantë para se të vinte në shtëpi, qëndrimi më i gjatë ishte në Spitalin e Fëmijëve në Los Angeles.
“Unë jam tashmë e emocionuar”, tha ajo në fillim të fjalimit të saj, duke vazhduar të shpjegojë se ajo kishte një “shtatëzënie plotësisht pa trazira e të qetë” deri në lindjen e Adlerit, kështu që ajo u trondit kur shkoi për të lindur dhe mjeku që asistonte, pas një kontrolli me ultratinguj, vërejti se kishte lëng rreth mushkërive të vogëlushit.
Gjatë fjalës së saj, ajo kujtoi, me lot në sy, se kishte qenë “e tmerruar, e mbingarkuar dhe e rraskapitur plotësisht, por tha që personeli në spital i ndihmoi ata gjatë 12 ditëve në vijim, madje duke dhënë edhe suport emocional, përveç atij mjekësor”. Ata krijuan një ambient familajr aty, që të mos ndihej dhe aq shumë se ishin në spital.
Tani Adler, pothuajse nëntë muajsh, po ka shëndet të mirë dhe është një “gëzim absolut”, tha Fishel në një intervistë. “Ai peshon 18 kile, ka tre dhëmbë … dhe qesh vazhdimisht.” Ndërsa ai është pastruar nga të gjitha lëngjet, Adler ka një densitet të ulët kockash, i cili duhet të monitorohet kur të hedhë hapat e tij të parë, tha nëna e tij.
Ndërsa Adler është i lumtur dhe mirë, Fishel beson se lidhja që ajo krijoi me një “klub” të prindërve që kanë fëmijë në inkubator do të ngelet me të për gjithë jetën. “Kurrë nuk e largoheni plotësisht nga inkubatori, ju lini një pjesë tuajën aty,” tha ajo. “Kështu që, kur takoj një prind me këtë eksperencë, më duket sikur ndiej se diçka shumë e fortë më lidh me të.