Gjesti ka qenë mollë sherri që Xheneta Fetahu ka prishur raportet me Loredana Bratin, ish-banoren e Big Brother VIP Albania 4.
Kjo për shkak të disa mesazheve me Gjestin, duke thënë kështu se edhe kanë qenë në lidhje.
Në një intervistë për “Prive me Liberta Spahiun”, ajo theksoi se është një gjë që ka përfunduar.
“Me Loredanën kapitull i mbyllur”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.
“Patjetër që po, atë temë e ka nisur vetë ajo edhe ta përfundon. Nuk bëj gjëra e as nuk shpik. është një gjë që më ka treguar vetë, vetë më ka treguar mesazhet personat e afërt i kanë parë ato mesazhe, që ka shkruar me x personin”, u shpreh ajo.
Tutje theksoi: “Patjetër kanë lirinë e botës të bëhen bashkë, të bëjnë edhe fëmijë sot, por jo të dalin nga shtëpia ime. Se besoj se nuk është e duhura me ngrënë në tavolinë dhe të bëj gjëra fshehur”.
Xheneta dhe Loredana vlen të ceket se kanë qenë mikesha të ngushta, por që tani çdo gjë ka marrë fund.
