ShowBizzz

Prishet miqësia mes Romeos dhe Meritonit, Arbër Hajdari: Mirë që nuk na u vratë për një cigare

Është prishur miqësia mes Romeo Veshajt dhe Meriton Mjekiqit brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Edhe pse kishin miqësi nga jashtë, ata u përplasën për shkak të veprimit të Meritonit që prishi sfidën e buxhetit duke u hedhur në pishinë. Arbër Hajdari ironizoi miqësinë e tyre duke thënë “mirë që nuk na u vranë për një cigare”.

Romeo: Këtu e kam pasur të vështirë sepse Meritonin, Bardhin, Julin e njoh nga jashtë. Meritonin dhe Bardhin i kam shok. E kam parë meritonin që jam ngarkuar më shumë se ai për situatat e tij.  Unë jam ngarkuar më shumë se ty. Në momentin që unë të them je gabim, na le pa bukë pa cigare, e kalon me palestër. Unë thosha mos më përfshi, janë ataket e tua kundrejt meje dhe nuk kam reaguar

Merion: Unë ty të kam respektuar. E di sa respekt kam bo për ty dhe jashtë.

Romeo: Unë u përdora prej teje, të mbyll gojën për buk për cigare. Nuk ke argumente

Meriton: Ndërroi kto stila vllaçko.

Romeo: Ti mendon se nuk je gabim?

Meriton: Nuk është mirë. Mu mbledh krejt me thënë Meritoni bëri diçka.

Romeo: Unë të flas në veç ty. Nuk je normal o plak po të bën gabim mbyllja

Arbër: E kam vlerësuar kur Meritoni bëri një përpjekje dy orë për të bindur Eglën dhe nuk e kuptova këtë lëvizje për të prishur një lojë. Shyqyr që mori fund drama e këtyre të dyve se kjo shoqëria mirë që nuk na u vranë për një cigare”-tha Arbri.

Romeo: Nuk më ke kuptuar kur flas unë. Për bukën

Arbër: Ec o Romeo se keni bukë plot, makarona oriz, thu se po gatuani mish keci përdit ju. Shyqyr që mbaroi kjo drama juaj se jeni prezantuar si shumë shokë me njeri-tjetrin. Nuk besoj te shoqëria e ktyre.