Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh ndaj një qytetari për hedhjen e mbeturinave vëllimore dhe inerte në hapësirë publike.
Sipas njoftimit, përveç gjobës, qytetari është obliguar që t’i largojë vetë mbeturinat e hedhura në kundërshtim me rregullat.
Komuna ka bërë të ditur se do të vazhdojë me masa ndaj të gjithë atyre që ndotin hapësirat publike, duke theksuar se nuk do të ketë tolerim për shkelësit.
