Lajme

Pritja përrallore që Besi dhe Ajka i bëjnë mami Xhensilës dhe Amenit

Amen, erdhi në jetë dy ditë më parë duke lumtuar kështu jetën e prindërve të tij, Xhensilës dhe Besit si dhe motrës së vogël, Ajkës.

Vogëlushi tashmë ka lënë ambientet e spitalit dhe së bashku me mami Xhensilën kanë shkuar në shtëpi, ku dhe janë pritur me një suprizë të madhe të mirëmenduar nga motra e vogël dhe babi Besi.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar videon nga pritja përrallore. Shtëpia e tyre ishte mbushur plot me tollumbaca të bardhë dhe një pankartë e cila shkruan: Mirë se erdhe në shtëpi Amen.