Problemet e tinejxherëve nuk janë të parëndësishme dhe nuk duhet t’i merrni si të mirëqena. Kurrë nuk mund të jeni të sigurt se çfarë mendon saktësisht fëmija juaj tinejxher, në veçanti kur bëhet fjalë për tema të ndjeshme si stresi, shkolla dhe seksi. Ne do të përpiqemi t’ju ndihmojmë me disa këshilla.
Nuk është çudi që në shumicën e rasteve nuk e dini se çfarë mendojnë fëmijët tuaj në pubertet, sepse në shumicën e rasteve kur ju u drejtoheni ose mbyllen në dhomë ose i rrotullojnë sytë.
Është kryer hulumtimi ku pedagogët kanë pyetur tinejxherët çfarë do të dëshironin që të mund të ndanin me prindërit e tyre. Ja edhe lista e përgjigjeve më të shpeshta, se cilat janë këto probleme të adoleshentëve që fëmijët nuk dëshirojnë t’i ndajnë me prindër.
Në vendin e parë është gjetur përgjigjja “kam nevojë për privatësi”. Hulumtimet kanë treguar që privatësia është e para në listën e problemeve të adoleshenteve, por fëmijët kryesisht heshtin për këtë për shkak të reaksionit të mundshëm të prindërve.
Nëse keni mundësi, sigurojini fëmijës suaj një kënd vetëm për të, veçanërisht në ditët e ndjeshme të pubertetit. Përpiquni t’i besoni, jo të hyni në hapësirën e tyre pa arsye konkrete dhe mos harroni trokitjen.
Ajo çka nuk do t’ju thotë kurrë tinejxheri është që vetëm dëshiron që ju ta dëgjoni, pa bezdisje, ndërhyrje dhe ankime. Kjo është një nga arsyet kryesore pse shumica e fëmijëve nuk flet për gjërat e ndjeshme me prindërit e vet, ndërsa do të donin të kishin mundësi. Nëse fëmijët ju ankohen për profesorët ose shokët e shkollës provoni së bashku me ta të gjeni zgjidhje për problemin, mos i fajësoni menjëherë.
Problemet e tinejxherëve me temat e ndërlikuara
Kur janë në pyetje dashuritë e adoleshentëve shumica e prindërve janë shumë të rreptë për këtë çështje dhe prandaj tinejxherët në shumicën e rasteve dalin dhe shoqërohen me moshatarët derisa prindërit nuk kanë janë në dijeni për këtë. Përpiquni të relaksoheni kur janë në pyetje daljet me vajza/djem. Sidoqoftë më së miri është të jeni të informuar se sa të jetoni pa ditur gjë.
Në vendin e katërt të kësaj liste gjenden notat e këqija, të cilat fëmijët i fshehin nga prindërit. Arsyeja është po ashtu reagimi i ashpër, të cilin mund ta nxisë vetëm një notë e keqe. Mos bëni tollovi për shkak të një dyshi, le t’ju tregojë fëmija juaj se ku qëndron problemi, mos e ka vështirë ta përballojë lëndën… Thojani që nuk është fundi i botës, por që prisni nga ai që të përpiqet më shumë.
Në vendin e pestë gjithsesi është tema më e ndërlikuar si për prindërit edhe për tinejxherët – seksi. Hulumtimet kanë treguar që gati gjysma e tinejxherëve nuk dëshirojnë t’u tregojnë prindërve për përvojën e parë seksuale, çka është mjaft shqetësuese.
Nxiteni tinejxherin tuaj të flasë me ju për gjithçka që i intereson, mos e bëni mizën buall, kujtojeni veten në ato vite. Më mirë është që tinejxheri juaj të mësojë gjithçka nga ju për mbrojtjen dhe sëmundjet e transmetuara seksualisht sesa përmes internetit.