Ekspertët kanë lëshuar një paralajmërim, duke u kujtuar njerëzve që të pastrojnë rregullisht kokat e dushit ose rrezikojnë të përballen me probleme serioze shëndetësore.
Hulumtimi i kryer nga Trade Plumbing ka zbuluar se kokat e ndotura të dushit mund të strehojnë katër lloje kryesore të baktereve të dëmshme që mund të rezultojnë në një sërë problemesh, shkruan Express.co.uk.
Sipas gjetjeve, këto përfshijnë kërpudhat malassezia dhe acanthamoeba të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të syve si blefariti, dhe në raste të rralla, humbje të shikimit.
Kokat e dushit gjithashtu mund të strehojnë edhe malassezia restricta që çon në infeksione të kokës si dhe pseudomonas aeruginosa e cila mund të rezultojë në infeksione të veshit.
Megjithatë, më shqetësuesja është bakteri legionella. Edhe pse “jashtëzakonisht e rrallë”, kjo është diçka që duhet mbajtur parasysh pasi mund të shkaktojë sëmundjen e Legjionarëve.
Ky është një lloj i rëndë i pneumonisë që mund të jetë fatal nëse nuk trajtohet.
Por bakteret legjionella ka më shumë gjasa të gjenden në një objekt publik dhe jo në shtëpi.
Eksperti i hidraulikut, Peter Clayton, shtoi se nuk është e rëndësishme vetëm të pastroni kokën e dushit për arsye shëndetësore, por edhe të përmirësoni cilësinë e dusheve.