Profesori Enver Bytyçi, ka krahasuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me ish-diktatorin Enver Hoxha, duke pretenduar se në librin “Albania Files” Rama ka pranuar dhe është mburrur me veprime që ai i cilëson si të dëmshme për Shqipërinë, Kosovën dhe kombin shqiptar.
Në një reagim publik, Bytyçi gjithashtu ka kritikuar SPAK-un, duke pretenduar se institucioni ka pushuar së vepruari si instrument i drejtësisë dhe nuk po heton këto çështje.
Shkrimi i Bytyçit:
Në veprat e tij diktatori shqiptar, Enver Hoxha, shkruante në mënyrë të pëesëritur për dëshirat dhe urdhërat e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe gjatë periudhës së komunizmit për eleminimin fizik të kundërtarëve të tij politikë. Ato shkrime në librat e tij dilnin si mburrje e diktatorit për veprat kriminale që kreu. Madje e thoshte hapur se likuidimi i kundërshtarëve politikë ishte politikë përmbajtësore e qeverisjes dhe partisë së tij. Me këto pohime ai mund të dënohej me burg për jetë, nëse do të ishte gjallë. Nuk do të kishte nevojë as për dëshmitarë. Ramiz Alia nuk e pati bërë këtë gafë!
Sot është një tjetër diktator që me mburrje ka publikuar librin e krimeve të tij makabre kundër Shqipërisë. Edi Rama. Në librin “Albania Files” të promovuar para disa muajsh thuhen shkoqur të gjitha projektet anti-shqiptare të kryeminstrit të Shqipërisë, të cilin arkitektët e shquar e pa moral të botës së sotme në Perendim e në Lindje e thërrisnin “Mbret”! Madje i kërkonin që të shpallej president i përjetshëm e pse jo edhe mbret.
Por ndërsa diktatori Hoxha nuk jeton që të shkonte prapa hekurave, ky diktatoruci i sotëm akoma mburret me krimet dhe tradhtitë e tij kundër Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar. Kjo ndodh, sepse SPAK ka pushuar së qeni një instrument drejtësie.
