Lajme

Programi i kodimit, deri tani 3000 aplikime nga të rinjtë (Code for Albania(

ë Programin e Kodimit për të rinjtë, i hapur në janar të këtij viti, deri tani kanë aplikuar 3000 të rinj.

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bëri të ditur se Programi i Kodimit ndihmon të rinjtë synojnë të orientojnë karrierën e tyre në profile të sigurta për të ardhmen në tregun e punës.

Programi i Kodimit, i njohur ndryshe edhe si Programi i Formimit Profesional, po zbatohet për herë të parë dhe i shërben vizionit afatgjatë që Shqipëria të arrijë potencialin e plotë të digjitalizimit dhe të përgatiten të rinj të aftë, të grupmoshës 16-35 vjeç, që edhe pa përvojë në shkenca kompjuterike, të kalojnë në një karrierë në industrinë teknologjike, me një kosto relativisht të ulët.

Subvencionimi nga ana e qeverisë shkon deri në 50 % të kostos, ndërsa për disa kategori më vulnerabël shkon deri në 100 %.

Programi i kodimit përveç subvencionimit do të ofrojë dhe ndërlidhje me tregun e punës, për të thjeshtëzuar bashkëveprimin mes profilizimit të të rinjve e tregut të punës, si dhe për të mundësuar oferta punësimi për të rinjtë me paga të krahasueshme me tregun ndërkombëtar, menjëherë pas përfundimit të kursit.