“Ferma VIP” mbylli edicionin e saj të parë më 12 qershor. Për moderatoren Fjoralba Ponari ka qenë një projekt sfidues, është shprehur ajo në një intervistë në Vizion Plus, por që e ka shijuar shumë.
E vërteta është që ka qenë një projekt shumë sfidues, unë e kam quajtur projektin e jetës, kështu që për këtë mund të jem vetëm falenderuese ndaj producentes Holta Dulaku por edhe publikut që më ka mbështetur në këtë rrugëtim plot e përplot me sfida, por që në fudn të fundit, përtej momenteve të vështira ajo çfarë mbetet janë momentet e bukura dhe unë e them me bindje që e kam shijuar në maksimum.
Fjoralba tha se është përpjekur që të marrë parasysh çdo kritikë për t’u përmirësuar dhe për të sjellë versionin më të mirë të saj episod pas episodi. Por a do të ketë një ‘episod’ të dytë moderimi i Ponarit në “Ferma VIP?”
Po patjetër që do të shihemi tek 2-i. Seriozisht e keni ju? Po ku heq dorë unë nga kjo tani? Seriozisht e keni?
Mes batutave e humorit, moderatorja zbuloi edhe angazhimin e saj kryesor pas përfundimit të ‘reality show’-t.
Më ka marrë malli të kaloj kohë me të dashurin tim aq e angazhuar sa kam qenë me “Fermën”, që e kam aty.
lokimagazine