Edi Rama nuk ka munguar në stadiumin “Loro Boriçi”, teksa ditën e sotme në Shkodër është zhvilluar mbledhje nga Qeveria. Stadiumi i qytetit ka vëmendjen e projekteve të ardhshme dhe atyre aktuale, për zhvillimin e Shkodrës.
Kryeministrit të vendit iu dhurua fanella e Vllaznisë, që mbante emrin e tij. Një prej gazetarëve të pranishëm nuk ka ngurruar ta ngacmojë për këtë fakt.
Numrit 1 të Qeverisë iu përmend Partizani, klubi tjetër i Superiores ku drejtor është vëllai i tij Olsi Rama. Ai shprehu se vetë nuk mbështet asnjë prej klubeve, ndërsa familja e tij është e ndarë sepse djali i madh është me Tiranën.
Gazetari: Bluza e Vllaznisë do xhelozojë te Partizani, se i kemi edhe rival këtë vit?
Edi Rama: “Pse duhet të xhelozojë te Partizani? Unë kam vëllain me Partizanin, por nuk jam vetë me Partizanin.
Sot e mora vesh që Vllaznia ishte në vend të dytë, sepse unë nuk e ndjek klasifikimin apo ndeshjet e kampionatit kombëtar. Jo se nuk janë për t’u ndjekur, por bëhen shumë pastaj. Dhe më thanë do të japin bluzën e Vllaznisë. U thashë faleminderit shumë, por unë kam shumë bluza. Nuk do të thotë jam me të gjitha bluzat që kam. Unë vetëm një bluza kam, atë të Partisë Socialiste, të tjerat janë të gjitha bluza për qejf. Atë bluzë nuk e ndërroj. Ato janë dhurata nuk ka pse xhelozohet askush. Vëllain e kam me Partizanin, djalin e madh e kam me Tiranën, ndërsa djali i vogel nuk e ka ndarë akoma se me kë është”.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo