Disa persona janë arrestuar në Tiranë mbrëmjen e kësaj të mërkure pas një aksioni “Blic” nga Policia.
Burime për medie bëjnë me dije se Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar shtatë urdhër arreste me qëllim goditjen e një bande e cila krijonte skema mashtruese për të përfituar mbi tatimin mbi vlerën e shtuar dhe për fshehjen e fitimeve.
Mësohet se nga shtatë urdhër arrestet e lëshuara nga Prokuroria, disa prej tyre janë ekzekutuar dhe një pjesë e autorëve kanë rënë në prangat e autoriteteve në kryeqytet.