Lajme

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për dy persona të dyshuar për dhunim në Kaçanik

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy personave, B.G. dhe E.L., të dyshuar për veprën penale “Dhunimi”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 shtator 2026, në fshatin Begracë të Komunës së Kaçanikut, në një zonë malore-parku, të dyshuarit kanë kryer veprën penale ndaj dy të miturave.

Të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga 22 shtatori ndodhen nën masën e ndalimit për veprën penale për të cilën dyshohen.

Prokuroria ka kërkuar që ndaj tyre të caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh./teve1.info/

Të Ngjashme