Lajme

Prokuroria Speciale pranon dosjen për rastin e Arlinda Zekajt

Gjatë konferencës së mbajtur sot nga Prokuroria Speciale për rastin kundër trafikimit të narkotikëve, pyetur nga mediat për kompetencat e tyre në rastin e Arlinda Zekajt, Ushtruesi i detyrës së prokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, tha se kanë pranuar dosjen para tre ditësh.

Sipas tij, rasti është në shqyrtim sa i përket zyrtarëvë policorë dhe prokurorëve që dyshohen të jenë të përfshirë në rast

“Mund ta konfirmoj se Prokuroria Speciale ka pranuar para tri ditësh dosjen, nën dyshimet se, sa i përket zyrtarëve policorë që mund të jenë të dyshuar dhe ka ndodhur si pasojë e rastit, po e ka në shqyrtim, por vetëm sa i përket zyrtarëve policorë dhe prokurorëve që mund të jenë të përfshirë në rast. Të tjerët janë duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë”, tha Paca.

Ndërkaq, pjesa tjetër e rastit po trajtohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë./teve1.info/

Të Ngjashme