Lajme

Protesta e nisur në ora 21:00 në sheshin “Skënderbeu”, bartet tek zyrat e EULEX-it.

Protesta e nisur në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së po bartet tek zyrat e EULEX-it.

Pavarësisht bllokimit të rrugës nga Policia, një pjesë e protestuesve nuk janë ndalur dhe kanë vazhduar marshimin në këmbë në drejtim të selisë së EULEX-it.

Situata po monitorohet nga afër nga Policia e Kosovës, ndërsa deri në këto momente nuk është raportuar për incidente.

Protestuesit dëgjohen teksa këndojnë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta e mbrëmjes u organizua nga ora 21:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e cila kaloi e qetë.

Protestë ka pasur sot edhe gjatë ditës, në një organizim nga veteranët e luftës.

Të mërkurën Specialja i shpalli fajtorë për krime lufte dhe i dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13.

Të Ngjashme