1
Gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 18:00 opozita në Shqipëri pritet të organizojë protestë.
E lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Ambasada u ka bërë thirrje shtetasëve të saj që ti shmangen protestës.
“Një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen në Kryeministri në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i Ambasadës Amerikane është këshilluar që të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikanë në Shqipëri.
Protesta e Opozitës vjen pas ngjarjeve të fundit që ndodhën në Kuvendin e Shqipërisë.