ShowBizzz

Protesta kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision/ Policia e Vienës merr masa

Policia e Vjenës ka njoftuar se, protestat kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision pritet të përfshijnë bllokada dhe përpjekje për të shkaktuar trazira. Edhe pse një festë e muzikës, konkursi po zhvillohet në rrethana veçanërisht të tensionuara këtë vit, pasi pesë rrjete televizive kombëtare, përfshirë RTVE të Spanjës dhe RTE të Irlandës, kanë vendosur ta bojkotojnë konkursin për shkak të luftës së Izraelit në Gaza.

Deri më tani, autoriteteve u janë njoftuar demonstrata për javën e ardhshme, kryesisht kundër, por edhe në favor të pjesëmarrjes së Izraelit, me pjesëmarrje që vlerësohet të jetë të paktën 3,000 demonstrues. Në Austri, ligji përcakton që demonstratat duhet t’u deklarohen autoriteteve 48 orë para se të zhvillohen.”Ne presim që do të ketë bllokada dhe veprime që synojnë të shkaktojnë përçarje, veçanërisht ditën e finales, qoftë përmes tubimeve të autorizuara apo të paautorizuara”, tha gjatë një konference për shtyp Xenia Zauner, një oficere policie që do të mbikëqyrë operacionin e sigurisë.

Të lidhura

None found

Protestat kundër pjesëmarrjes së Izraelit kanë qenë një tipar i edicioneve të fundit të konkursit. Nata e finales, e premtja, më 15 maj, është gjithashtu përvjetori i Nakbës, e cila shënon humbjen e territorit palestinez pas luftës së vitit 1948, kur u themelua shteti i Izraelit. Zauner tha se dita ka “rëndësi të madhe emocionale për lëvizjen pro-palestineze”

Të Lidhura:

  1. Më shumë se 70 ish-pjesëmarrës të Eurovisionit kërkojnë përjashtimin e Izraelit nga gara e sivjetme
  2. Eurovision 2025/ Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim për manipulim votash pro Izraelit
  3. Sllovenia kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni nëse nuk i përgjigjet çështjes së pjesëmarrjes së Izraelit
  4. Ish-përfaqësuesja e Izraelit në Eurovision: Nuk ka të bëjë me politikën!

Të Ngjashme