Lajme

Protestat në Tiranë në ditën e 24-të, reagon Organizata e Veteranëve të UÇK

Në ditën e 23-të të protestave në Tiranë, u përdorën edhe simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku kërkon që këto simbole të mos përdoren për qëllime politike, duke e quajtur këtë veprim si të papranueshëm dhe fyes për dinjitetin e luftës së tyre.

“Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike

Prishtinë, 22 qershor 2026 – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shpreh publikisht shqetësimin e saj për përpjekjet e vazhdueshme për manipulim politik dhe instrumentalizim të simboleve të UÇK-së në protestën disaditore në Tiranë.

See also  VIDEO/ Avioni i “Turkish Airlines”, me rreth 300 persona në bord përfshihet nga flakëtËshtë e papranueshme dhe fyese për dinjitetin e luftës sonë që në emër të UÇK-së, të flasin dhe të paraqiten individë apo grupe që për vite me radhë kanë tentuar ta zbehin, ta devijojnë dhe t’ia ulin vlerën luftës sonë çlirimtare.

OVL e UÇK-së rithekson me përgjegjësi të plotë se kauza e UÇK-së nuk është dhe nuk mund të jetë instrument i asnjë agjende politike të ditës apo i interesave të ngushta personale e partiake.

See also  Dosja me 11 të akuzuar/ Gjykata ndan çështjen e Florenc Çapjas dhe të tjerëve, Ervis Martinaj e Talo Çela do të gjykohen si …OVL e UÇK-së u bën thirrje organizatorëve të protestës në Tiranë që ta garantojnë integritetin e protestës dhe të mos lejojnë asnjë përpjekje për manipulim, keqpërdorim apo vetëdeklarim të rremë në emër të ish-ushtarëve apo veteranëve të UÇK-së.

UÇK-ja është pjesë e historisë së lirisë dhe sakrificës së popullit tonë dhe duhet trajtuar me respekt, jo për përfitime politike”, Hysni Gucati.

Të Ngjashme